E përditshmja italiane “Corriere Della Sera” ka zbardhur detaje nga marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për ndërtimin e qendrave të pritjes për refugjatët në Shëngjin dhe në Gjadër.
Në artikull thuhet se në Shqipëri do të zbarkojnë vetëm refugjatët që shpëtohen në det dhe ata do të jenë të gjithë mbi 18 vjeç.
“Corriere Della Sera” zbulon se shteti shqiptar nuk do të marrë kompensim financiar për lejimin e ndërtimit të këtyre qendrave, por thjesht do të jetë ofruesi i tokës.
36 mijë refugjatë në vit pritet të strehohen në këto qendra në pritje të shqyrtimit të procedurave për azil.
Menaxhimi i tyre do të jetë përgjegjësi e shtetit Italian, ndërsa pjesa e sigurisë do të mbulohet nga policia shqiptare.