Media e njohur italiane raporton se “Zonja e Vjetër” ka nisur kontaktet e para me Lilën për afrimin e Edon Zhegrovës.

“Corriere dello Sport” thekson se, bashkë me Juventusin, në garë për anësorin e majtë të sulmit është edhe Marseja, e cila është më e avancuar në tratativa.

Bardhezinjtë kanë përparësi, pasi mund të paguajnë 20 milionë eurot që Lila kërkon për Zhegrovën. Marseja heziton ta bëjë këtë, duke kërkuar një huazim njëvjeçar me opsion blerjeje.

Ditët në vazhdim pritet të jenë përcaktuese për të ardhmen e Edon Zhegrovës, ndërsa qëndrimi i tij te Lila tashmë duket i pamundur.

Në rast kalimi te Juventusi, sulmuesi dardan do të bashkohej sërish me Xhonatan Dejvid, me të cilin spikatën sezonin e kaluar në sulmin e Lilës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *