Zllatko Daliç beson se Kroacia e tij mund të fitojë ndaj Italisë në ndeshjen e fundit të grupit ndërsa pranon se u befasua nga niveli i Shqipërisë në përballjen e mbyllur 2-2.
“Dy pjesë krejtësisht të ndryshme, e para përsëri keq, e dobët, pësojmë gol, nuk bëjmë dot asgjë.
Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë, vërtet e shtynim veten për të arritur në përmbysjen 2-1 dhe më pas, kur kundërshtari nuk mundi të kalonte në qëndër, e lejuam të shënonte gol në kohën shtesë.
Jemi ende gjallë, duhet të mundim Italinë, mendoj se e kemi mësuar rrugën e vështirë. Pjesa e dytë është inkurajuese, por e para ishte vërtet e dobët.
Ne u tërhoqëm më kot, u pozicionuam keq dhe më pas ata patën mundësinë për golin e dytë, pas shumë vështirësive. Ne donim golin e tretë dhe vazhduam presionin lart, por efekti ishte katastrofik për ne.
Nuk e prisnim të ishte kaq e vështirë, ne jemi duke luftuar dhe ndoshta kjo është pikërisht arsyeja. Ky është një turne shumë konkurrues dhe i balancuar.” – theksoi Daliç.