Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri është paraqitur sot paradite në SPAK.

Bëhet me dije se ish-ministri është thirrur për të dhënë sqarimet e tij në lidhje me hetimet për dosjen e inceneratorëve.

Gjiknuri është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme edhe më parë për fondet e rrugës Tiranë-Elbasan.

Vlen të theksohet se emri i ish-ministrit ka dalë në dosjen inceneratorëve, ku mësohet se ky i fundit ka udhëtuar së bashku me ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe me biznesmenin Mirel Mërtirin, në Rumani dhe në Vjenë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *