Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Brazilit u akuzua nga një e re se ishte sulmuar seksualisht nga braziliani në një klub nate në Barcelonë.
Akuzuesja deklaroi se ishte sulmuar nga Alvesh në tualetin e një klubi nate në Barcelonë në fillimin e janarit të vitit 2023.
40-vjeçari nuk e ka pranuar akuzën, ndërsa një gjykatë në Barcelonë vendosi dënimin e tij me 4 vite e gjysmë burg.
Në vendim, trupi gjykues thekson se ka prova të besueshme se Dani Alvesh e kreu sulmin seksual ndaj kallëzueses kundrejt vullnetit të kësaj të fundit.
Krahas dënimit, Alvesh do t’i paguajë kallëzueses dhe një dëmshpërblim prej 128 mijë eurosh.
Autoritete e burgut ku mbahet braziliani njoftuan se kanë aktivizuar protokollin kundër vetëvrasjes pas raportimeve se ish-futbollisti kishte kaluar në depresion.