Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm. Pas shpalljes së vendit vakant, Sula konkurrroi dhe rezultoi kandidati i parë mes të tjerëve.
Emri i tij për këtë pozicion ishte përfolur më herët, ndërsa Sula ka një karrierë të gjatë politike dhe përfaqësuese në Kuvend. Në detyrën e mëparshme, kryeinspektor ishte Shkëlqim Hajdari.

