Deputeti i AAK-së ripërsëriti qëndrimin se kjo parti nuk do ta votojë asnjëherë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit të Kosovës.
Daut Haradinaj theksoi se Shqipe Selimi dhe Saranda Bogujevci janë dy kandidatura të pranueshme nga radhët e Vetëvendosjes, të cilat do të votoheshin edhe nga partia e tij nëse do të propozoheshin nga partia fituese e zgjedhjeve.
“Përderisa nuk ka një marrëveshje, atëherë mbetet e njëjta. Unë shpresoj që do të kemi kohë ta propozojmë kandidaten për të cilën jemi shprehur – Selimin ose Bogujevcin. Jemi të gatshëm t’i votojmë, e kemi ofruar këtë, edhe si opozitarë, si një favor. Mendoj që është i mjaftueshëm… Unë mendoj që kjo është një ofertë e mirë dhe Kurti sot do të duhej të reflektonte,” – deklaroi Haradinaj.