Ish-tekniku i kombëtares, Xhani De Biazi beson se Shqipëria ka potencial të renditet e para në grupin e saj kualifikues për Europianin e vitit të ardhshëm që zhvillohet në Gjermani.
Italiani që kualifikoi Shqipërinë në Euro 2016-të, deklaroi për Panorama Sport se e kishte parashikuar ecurinë pozitive të kombëtares që ditën kur u hodh shorti në Frankfurt.
“Ia thashë Dukës që kur ishim bashkë në hedhjen e shortit në Frankfurt se patën fat. Natyrisht, nuk prisja që Polonia të pengohej kaq herët, por ama i thashë se me këtë grup mund të dilni të parët ose të dytët” – theksoi De Biazi.