Mediat italiane raportojnë se Napoli është shumë afër marrëveshjes me Kevin De Bryjne.
Mesfushori belg e ka mbyllur kapitullin e tij me Mançester Sitin, ndërsa tashmë po kërkon një ekip ku mund të jetë sërish konkurrues.
Fantazisti belg duket se preferon kampionët e saposhpallur të Italisë, të cilët i ofrojnë një kontratë dyvjeçare me opsion rinovimi për një vit të tretë.
Sipas raportimeve të fundit, agjentët e De Bryjn ndodhen në Napoli dhe marrëveshja mund të finalizohet shumë shpejt.