Trajneri i Romës nuk u tregua i drejtpërdrejtë si paraardhësi i tij, Zhoze Mourinjo për të kërkuar më shumë cilësi në skuadër. 

Ish-kapiteni roman që pasoi portugezin e shkarkuar foli për stolin e Interit ku përmendi Asllanin dhe Fratesin. Sipas tij, synimet arrihen duke rritur cilësinë në ekip dhe ky ishte një mesazh indirekt për drejtuesit e Romës. 

De Rosi u fokusua në cilësitë e Asllanit duke u shprehur se mesfushori i Shqipërisë është një rezervë luksi e Interit.

“Shikoni Interin, lë në stol lojtarë si Fratezi e Asllani, të cilët do të ishin titullarë kudo në Serinë A. Lojtarë si Asllani janë një luks, pasi dinë të tregojnë cilësi kur zbresin në fushë dhe kur i sheh jashtë formacionit kupton sa shumë potencial ka ai ekip.” – tha De Rosi.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *