Shoqëria civile zhvilloi sot një protestë për vrasjen e tri grave ditën e djeshme në Kamzë.

Në fjalën e tij, aktivisti Arben Kola kritikoi pjesëmarrjen e pakët të grave në këtë protestë. Kola iu referua Kanunit duke kujtuar se vrasja e një gruaje në të drejtën zakonore konsiderohet më e rëndë se vrasja e një burri.

“Gratë dhe nënat janë ajka e një populli. Po ta marrim me traditë, në Kanun, kur vritet një grua ajo llogaritet me 2 vetë. Ai vrasësi kur vrau gruan e parë duhet të ishte dënuar me 50 vjet në burg.”- tha Kola.

Ky fjalim i Kolës u shoqërua me disa reagime nga pjesëmarrësit në protestë, ndër ta dhe Zhaklinë Lekatari e cila tha se këto krime burojnë nga pasojat e Kanunit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *