Arsenali e fitoi përballjen e parë ndaj Mançester Sitin. Topçinjtë dhe qytetarët kërkonin shërbimet e Deklan Rajs, ndërkohë që ky i fundit zgjodhi t’i bashkohet projektit të Mikel Artetës në Londrën veriore.
Arsenali do të paguajë 105 milionë euro për ish-kapitetin e Uest Hemit dhe mesfushorin e përfaqësueses angleze. Rajs do të jetë blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit.
Ky afrim po e shtyn Granit Xhakën të kërkojë skuadër të re.
Mediat britanike raportojnë se Bajer Leverkusen ka ofruar 20 milionë euro për mesfushorin dhe gjasat janë që së shpejti Xhaka të rikthehet sërish në Bundesligë.