E përditsshmja spanjolle shkruan se presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është tërbuar pasi trajneri Ksavi Hernandez deklaroi se klubi nuk ka para për të afruar lojtarët që ai ka kërkuar për sezonin e ardhshëm. 

“Të gjithë duhet ta kuptojnë që gjendja financiare e Barcelonës nuk është e mirë. Nuk ka lidhje fare me atë që ka qenë para 25 viteve, kur një trajner kërkonte lojtar, i realizohej direkt. Ky është realiteti.”-  deklaroi trajneri. 

Laporta nuk e ka kapërdirë këtë qëndrim publik të Ksavit dhe ka nisur punën për gjetjen e pasuesit të tij për sezonin e ardhshëm. 

Ky është një zhvillim i papritur pasi Ksavi pak javë  më parë konfirmoi qendrimin në stolin e katalanasve dhe për sezonin e ardhshëm. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *