Duket se dëmtimi i mbrojtësit, David Alaba ka trazuar jo pak ujërat në kampin madrilen.
Qendërmbrojtësi madrilen dëmtoi ligamentet e gjurit të majtë në ndeshjen kundër Vilarealit, pas së cilës iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.
Klubi madrilen bëri me dije se lojtari do të jetë tetë muaj larg fushës së blertë, duke krijuar kështu një boshllëk në prapavijën e skuadrës.
Në një konferencë për shtyp trajneri i galaktikëve, Karlo Anxheloti u shpreh se Reali është i gatshëm të fusë dorën thellë në xhep në këtë merkato dimërore, për të siguruar një zëvendësues për titullarin Alaba.