Kilian Mbape përjetoi një natë të errët në sfidën ndaj Montpelierit. Ai fillimisht humbi një penallti, ndërsa më vonë pësoi një dëmtim që e detyroi të largohej para kohe nga fusha e lojës. Tashmë pritet të kryhen ekzaminimet e duhura për të përcaktuar nësë 23-vjeçari do të luajë në sfidën e parë të championsit ndaj Bajernit të Mynihut.
Dëmtim në sfidën ndaj Montpelier pësoi dhe Serxho Ramos. Spanjolli mori një goditje në kokë dhe shkalla e dëmtimit të tij po ashtu pritet të vlerësohet, pasi synimi është që si Ramos ashtu dhe Mbape të jenë në fushë në sfidën e PSG-së ndaj Bajernit.