Deputetët e Listës Serbe u panë sot në sallën e Kuvendit të Kosovës pas më shumë se pesë muajsh mungesë.
Ata u rikthyen në sallë vetëm për pak minuta për t’u larguar sërish.
Ky rikthim shërben për të mos djegur ligjërisht mandatet dhe për të mos humbur benefitet.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 70, pika 5, mandati i deputetit përfundon kur mungon gjashtë muaj rresht në seancat e Kuvendit.