Përplasjet u shënuan kur deputetët e opozitës u përpoqën të hynin në Kryesinë e Kuvendit.
Në këto ambiente po zhvillohej mbledhja e Komisionit Hetimor për konçensionet në Shëndetësi që drejtohej nga Albana Vokshi.
Kjo e fundit u shpreh se komisioni nuk mund të vijojë punimet në kushtet kur opozita përjashtohet nga pjesëmarrja në të.

Sipas saj Edi Rama urdhëroi moslejimin e përfaqësuesve të opozitës në mbledhjen e komisionit.
24 deputetë të opozitës janë përjadhtuar nga punimet e parlamentit pasi dogjën karriget para godinës në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji.