Në sencën e djeshme në Gjykatën Speciale në Hagë ku po jep dëshminë Bislim Zyrapi, ish-shef i shtabit të UÇK-së nga avokati mbrojtës i këtij të fundit është lakuar emrin i Zoran Stijoviçit i cili gjatë kohës së luftës ka qenë shef i seksionit të analizave në Shërbimin e Sigurimit Shtetëror të Serbisë për Kosovën(UDB) raporton KosovaNews.

Gjatë kësaj seance u tha se Zoran Stihoviçi ka dhënë dëshmi publikisht në tribunalin e Hagës dhe ka thënë se sigurimi serb kishte më së paku 200 bashkëpunëtorë brenda UÇK-së.

Përmes një reagimi në facebook deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Enver Dugolli ka publikuar një transkript të Gjykatës së Hagës gjatë gjykimit të Millosheviçit në vitin 2001 në të cilin kishte dëshmuar gazetari Baton Haxhiu.

Në këtë transkript gazetari Baton Haxhiu kishte pranuar se ishte takuar me ish-shefin e UDB-së për Kosovë me 2 tetor 1997 madje Dugolli ka përmendur rastin kur Haxhiu ishte pyetur nga gjykatësi se si ishte shndërruar në ndërmjetësues mes palës serbe dhe shqiptare.

“Transkripti më poshtë është pjesë nga dëshmia e Baton Haxhiut në Hagë. Aty Baton Haxhiu tregon që pas bisedës informative me 2 tetor 1997 kishte folur dhe takuar Stijoviqin, madje Gjyaktësi e pyet edhe për çështjen se si Haxhiu ishte shndërruar në ndërmjetësues mes palës serbe dhe shqiptare në një moment”

Dugolli ka theksuar se persona si Baton Haxhiu sot fshihen prapa portaleve dhe defilojnë nëpër studio televizive

 “Të tillët ende na mbajnë ‘ders’ nëpër studio televizive e na fshihen prapa portaleve” ka shkruar deputeti Dugolli në profilin e tij.

Baton Haxhiu jo më larg se 1 vit më parë në emisionin e gazetarit Çim Peka duke e shpjeguar se pse e quajnë me nofkën “Baton Stanishiqi” publikisht e ka pranuar se është takuar në vitin 1997  me Jovica Tanishiçin ish-shefin e UDB-së në kohën e Millosheviçit.

Haxhiu pa mëdyshje kishte thënë se takimi me Staniqshiqin është takimi më mbreslënës në jetën e tij dhe se për këtë ndjehet shumë krenar./ RrugaPress

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *