Deputeti gjerman, Peter Beyer, tha gjatë fjalës së tij në Bundestag se Kosova ka të drejtën legjitime të mos lejojë praninë e institucioneve paralele të Serbisë në veriun e vendit.

Duke iu referuar rastit të një arsenali armësh të sekuestruar së fundmi në veri, Beyer theksoi se kjo është një tjetër dëshmi se këto struktura paraqesin rrezik për stabilitetin në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit.

“Zbulimi i fundit i një arsenali armësh në veri është dëshmi e qartë e rrezikut që përfaqësojnë ato struktura. Kosova dhe rajoni duhet të kthehen përsëri në fokusin politik të angazhimit tonë atje. Ushtarët gjermanë po bëjnë një punë të shkëlqyer për sigurinë, ruajtjen e paqes dhe stabilitetin në rajon, në zemër të Evropës. Qëndrimi dhe angazhimi i tyre në Kosovë është i nevojshëm edhe më tej dhe përbën një angazhim kuptimplotë, ndërsa Kosova dhe rajoni duhet të jenë sërish në vëmendjen politike të Gjermanisë,” – tha ndër të tjera Beyer.

By Editor