Deputeti gjerman, Gunter Krichbaum CDU/ CSU tha në një deklaratë për mediat se integrimi evropian për Shqipërisë është tejet i vështirë në një situatë ku vendi po braktiset masivisht nga brezi i ri dhe në të po mbeten vetëm pensionistët dhe klasa politike.
“Brezi i ri, që është privilegji i tyre, është i paduruar. Shumë prej tyre e kanë humbur durimin dhe janë larguar nga vendi. Këtu po mbesin vetëm pensionistët dhe klasa politike. Problemet e vërteta qëndrojnë në pyetjen që kanë njerëzit. A do të kenë mjaftueshëm të ardhura, këto janë çështje që shqetësojnë njerëzit. Nëse shoh krahasim mes Kosovës dhe Serbisë, këto janë çështje që i kemi trajtuar. Janë çështje që nuk gjejnë shëmbëllimin e duhur te politika. – tha deputeti gjerman.
Ai komentoi dhe deklaratat e ish-kryeministrit, Sali Berisha ndaj SPAK-ut duke i cilësur ato si absurde pasi drejtësia duhet inkurajuar në punën e saj dhe jo të jetë objekt i sulmeve të pabazuara.
“Deklaratat për politizim e SPAK -ut janë absurde, duhet ta mbrojmë, jo ta sulmojmë. Imuniteti nuk është një privilegj për parlamentar të caktuar. Ai mbron funksionalitetin e parlamentit. Që do të thotë; në kohën e Gjermanisë naziste, kur deputetë gjermanë u dërguan në burg, nazistët kishin shumicën në parlament. Ndaj është imunitetit. Ai garanton dhe mbron funksionalitetin e parlamentit, por jo të parlamentarëve të veçantë. Imuniteti mund të pezullohet nga autoritetet ligjzbatuese. Këto trajtohen përtej kufijve partiakë, në Gjermani. Kur bëhet fjalë për pikëpyetje të çështjeve të imunitetit, nuk duhen lënë dyshimet. Nuk duhet pranuar një mënyrë tjetër. Dua të shprehem shumë qartë. Sa i përket luftës kundër korrupsionit, vijimi është i vetëkuptueshëm. Lufta nuk është qëllim në vetvete. Korrupsioni prek më të varfëri e të varfërve në vend. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë serioze. Nga ana e Budenstagut kjo është çështje që ndiqet me shumë vëmendje. Dua të cek dhe disa nga pikat e veçanta deri sa të kaloj te pyetjet tuaja. Të dy strukturat duhet të merren me këtë çështje, që shqiptarët jashtë vendit të marrin pjesë në zgjedhje.” – shtoi ai.