Oleksei Gonçarenko theksoi se përvoja e luftës në Ukrainë ka shërbyer për të nxjerrë mësime të vyera. 

Ai këshilloi autoritetet e Kosovës të shtojnë investimet për mbrojtjen pasi në rast lufte askush nuk do t’i mbrojë..

“Këshilla ime është shumë e thjeshtë që Kosova të jetë e gatshme të mbrohet. Sepse askush në botë nuk do të të mbrojë përveç vetes. Ky është mësimi i nxjerrë nga ne në Ukrainë. Dhe vetëm nëse do të tregoni qëndrueshmëri siç e treguat kur luftuat për pavarësinë tuaj, atëherë aleatët e vendeve të tjera mund të vijnë për t’ju ndihmuar. Por para së gjithash, duhet të jeni gati. Këshilla ime për Serbinë është shumë e lehtë. Duhet ta trajtojë veten si Gjermania përpara bashkimit. Kur Gjermania ishte perandori, ishte një makth i vazhdueshëm për të gjithë fqinjët dhe për vetë gjermanët. Miliona gjermanë vdiqën për asgjë. Ky është realiteti. Dhe pasi Gjermania, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore përmes deimperializimit, u bë një vend normal pa asnjë ide imperialiste, atëherë Gjermania u bë një vendi mrekullueshëm, i begatë, i bukur, aq i respektuar në të gjithë botën. E njëjta gjë me Rusinë dhe Serbinë. Nëse duan të bëhen vende normale, duhet të ndalojnë të bëhen perandori dhe të largohen nga kjo mënyrë e të menduarit. Kjo është këshilla ime për Serbinë dhe për të jetuar në paqe me fqinjët tuaj. Dhe në këtë rast, jam i sigurt se edhe Serbia ka të ardhme të ndritur. Në të kundërt do të këtë gjakderdhje të vazhdueshme.” – u shpreh ai për A2 CNN.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *