Kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns reagoi pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

Ajo shkroi në Tuiter, se banda të paguara dhe të armatosura nga Beogradi po sulmojnë pjesëtarët e KFOR-it në Kosovë.

Kerns rekomandoi dhe leximin e një artikulli të New York Times rreth lidhjeve të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me botën e krimit në Serbi.

“Inkurajoni këdo që ndjek ngjarjet në Kosovë të lexojë këtë artikull të NYT për Vuçiçin, dhe lidhjet e tij me grupet e krimit të organizuar dhe përdorimin e bandave për t’i realizuar dhe siguruar interesat e tij. Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi.” –  shkroi Kearns.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *