Deputetja e parlamentit britanik, Alisia Kërns deklaroi se Serbia po kontrabadon sasi të mëdha armësh të cilat po i fut brenda kishave ortodokse serbe në territorin e Kosovës.
Kërns sqaroi se armët po futen në kisha në mënyrë të fshehtë dhe se informacionet vijnë nga ushtarët britanikë që kanë shërbyer në radhët e KFOR-it.
Ajo shtoi se trupat britanike kanë kërkuar leje për ushtrimin e kontrolleve me synim kapjen e këtyre armëve, por janë penguar përmes burokracive.
“Qeveria është e vetëdijshme, dhe ushtarët tanë të sapokthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armatim që kontrabandohet nga kufiri prej Serbisë në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tanë janë në dijeni për këtë dhe përpiqen të marrin leje dhe t’i kapin, leja zgjatet shumë. Deri në momentin që sigurohet leja – ‘befasishëm’ – një ambulancë u paraqit në kishë dhe nxori përsëri të gjitha armët.”- ka thënë Kërns.