Alisia Kërns, drejtuese e Komisionit për Punë të Jashtme në parlamentin britanik shkroi në tuiter se Britania e Madhe duhet të marrë një tjetër rol në Kosovë pas ngjarjeve të fundit. 

Ajo thekson po ashtu se NATO duhet të shtojë me 4500 trupa shtesë praninë e saj në Kosovë pasi tashmë siguria është cënuar dhe situata mund të ketë përshkallëzime të tjera.

“Mbretëria e Bashkuar si anëtare e QUINT-it duhet të marrë një rol më aktiv në dialogun e paqes ndërmjet Serbisë e Kosovës – pasiviteti aktual është i paqëndrueshëm. Britania e Madhe nuk është më e kufizuar nga konsensusi dhe mosnjohësit e BE-së, kështu që duhet të jetë më muskulore dhe dinamike në përpjekjet diplomatike. Ne kemi nevojë për një shtyllë kurrizore në Ballkan.” – ka shkruar deputetja britanike.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *