Arbëreshë Kryeziu nga radhët e Vetëvendosjes e cila drejton Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, akuzoi dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës se kanë kërkuar të mos hiqen masat ndaj Kosovës. 

Sipas saj, përfaqësues të Bashkimit Evropian kanë pritur në takim dy figurat e PDK-së ku këta të fundit kanë kërkuar mbajtjen në fuqi të sanksioneve ndaj Kosovës deri pas zgjedhjeve të 9 Shkurtit.

Kryeziu pretendon se përfaqësuesit e PDK-së thanë në takim se heqja e masave para zgjedhjeve do të favorizonte kryeministrin Albin Kurti.

“Unë e di se së fundi dy zyrtarë të një subjekti politikë të PDK-së në këtë rast kanë pasur një takim me dy përfaqësues të Bashkimit Evropian prej të cilëve kanë kërkuar që të mos të tërhiqen Kosovës masat se në rast se kjo bëhet atëherë do të ndikonë pozitivisht në procesin zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje dhe unë mendoj se kjo është opozita në Kosovës është ajo e cila kërkon që të mos t’i tërhiqen masat dhe është ajo nuk i gëzohet tërheqjes së masave të cilat padrejtësisht janë bërë ndaj Republikës së Kosovës. Janë dy zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës të cilët në muajin nëntor kanë pasur një takim me dy zyrtarë tjerë në Bashkimin Evropianë, emrat janë të ditur të katërve prej tyre. Dy zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës të cilët përgjatë këtij takimi të cilin nuk e kanë bërë publik sepse me siguri ka qenë ideja që edhe kjo ndoshta mund të zbulohet dhe mund të merren informacione se çfarë është folur në atë takim, por gjatë takimit ata kanë kërkuar që të mos i tërhiqen masat Republikës së Kosovës sepse kjo do të ndikonte pozitivisht në procesin zgjedhorë, po flasim për një kritikë të një opozite si kjo e cila është e gatshme madje që të sakrifikojë vendin edhe në këtë lloj situatë si kjo kur unë besoj se thirrja duhet të jetë e përbëshkët që të tërhiqen masat Republikës së Kosovës si e pozitës apo ndonjë parti politike opozitare sepse po flasim për vendin tonë, për disa fonde apo për grande që i shkojnë mirë Republikës së Kosovës dhe jo Qeverisë dhe neve si deputetë individualisht. Thjesht janë projekte të cilat shkojnë në të mirën e secilit qytetarë të Republikës së Kosovës. Nuk e kanë bërë publik takimin që e kanë pasur, nuk dua t’i përmendi emrat por janë të ditur emrat e tyre dhe unë mendoj që PDK e dinë se kush janë ata persona që kanë mbajtur këtë takim. E dimë kush janë, sigurisht që ne kemi kontakte të tona me përfaqësues të ndryshëm mrenda për mrenda Parlamentit Evropianë, BE, Institucioneve të ndryshme dhe ata na njoftojnë për atë se qfarë është duke ndodhur ose për atë se qfarë po flitet nëpër takime të ndryshme, ne vazhdimisht marrim informacione se çfarë është thënë në takime të ndryshme në nivele të ndryshme sepse komunikojmë me njëri tjetrin dhe dorën në zemër kjo ka qenë shokuese pikërisht se po bëhet fjalë për një çështje që tashmë ka muaj që Republika e Kosovës vazhdonë të mbetet nën masa padrejtësisht, ndërkohë që kemi përfaqësues të ndryshëm politikë që i gëzohen këtij fakti dhe nuk e japin kontributin e tyre kur atyre ju jepet mundësia që të bëjnë thirrje që këto masa t’i hiqen.” – tha Kryeziu.

Mediat në Kosovë raportojnë se dy funksionarët e PDK-së të cilët morën pjesë në takimin me zyrtarët e BE-së janë Petrit Selimi dhe Bernard Nikaj.

 

By Editor