Nga Arbër Zaimi

Një deputete, pjesë e koalicionit qeverisës në Mal të Zi, ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Forcat proserbe e proruse në Mal të Zi kanë ekzistuar dhe më parë, por ato nuk janë lejuar të bëhen pjesë e qeverive sepse konsideroheshin rrezik për pavarësinë dhe orientimin euroatlantik të Malit të Zi.

Kush ua hapi “derën e qeverisë” forcave proserbe e proruse? Një politikan shqiptar, i cili fatkeqësisht besoi se, pavarësisht numrit të vogël të deputetëve shqiptarë, mund të bëhej kryeministër me votat e proserbëve dhe mund t’i mbante nën kontroll ata.

Doli të ishte vetëbesim i tepruar e naiv. Çmimin e të qenit kryeministër pa deputetë e pagoi jo vetëm duke i futur në qeveri proserbët e prorusët, por edhe duke mbajtur anën e kishës serbe kundër përpjekjeve për të forcuar një kishë malazeze.

Më pas forcat proserbe e proruse nuk patën më nevojë për të, dhe i fituan vetë zgjedhjet.

Kur kritikohej veprimtaria e atij politikani shqiptar, na thuhej “pse përziheni në punët e atij shteti”. Thuhej prej atyre që bëjnë sikur nuk shohin e nuk dëgjojnë kur tendencat proserbe e proruse të shumë shteteve fqinjë përzihen e pengojnë në punët tona.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *