Milani dhe Interi zbresin sonte në “San Siro” në aktin e parë të gjysmëfinales së Championsit me synimin e qartë; kualifikimin në finalen e Stambollit.
Historia sjell për herë të dytë një derbi të Milanos në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, ku 20 vite më parë, Andrei Shevçenko e kualifikonte Milanin me golin vendimtar në transfertë në sfidën që mbyllej 1-1, ndërkohë që ndeshja e parë ishte mbyllur 0-0. Atë vit, Milani fitonte trofeun në finalen e luajtur ndaj Juventusit në “Old Traford”.
Këtë sezon, Milan e fitoi derbin e parë në kampionat 3-2, ndërkohë që Interi mori revanshin me dy fitore radhazi, 3-0 në Superkupë ku fitoi dhe troferun dhe 1-0 në derbin e dytë të sezonit.
Europa sonte do të jetë me sytë nga derbi i Milanos, ku Interi kërkon të bëjë histori, ndërsa Milani kërkon të tregojë se është vetë historia e këtij kompeticioni.