Gjykata e Apelit të Tiranës e la në burg Dritan Goxhajn, dërsa ish-pjesëtari i UÇK-së u tha togave të zeza se ai nuk kishte kryer asnjë krim, por vetëm i kishte shërbyer vendit të tij dhe Kosovës. 

Sipas tij, arrestimi ishte kryer për t’i bërë qejfin Serbisë.

“Nuk kam kryer asnjë krim. I kam shërbyer me mendje e zemër vendit tim dhe Kosovës. Çfarë kam bërë që të arrestohem për hatër të Serbisë?”- tha Goxhaj.

Avokati i Goxhajt, Bashkim Nikolla tha se kërkesa e Gjykatës Speciale për ekstradimin e klientit të tij është politike, antikushtetuese dhe në kundërshtim me konventat ndërkombëtare.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *