Mario Përlleshaj u mor në pyetje pas arrestimit lidhur me vrasjen e Martin Canit afër shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet.
Ai u shpreh se ishte përplasur me Canin para ngjarjes së rëndë pasi ai po e shikonte ndërsa përplasja ka vijuar në ambientet e jashtme të shkollës ku Cani mbeti i vrarë pasi Përlleshaj e goditi me thikë në zemër.
“Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishim lënë për t’u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të hënën. Ai lajmëroi shokët si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes ndodhi ajo që ndodhi.” – u tha ai hetuesve.
Përlleshaj nuk ka pranuar të tregojë vendin ku gjendet arma me të cilën u krye krimi, ndërkohë që nuk ka shprehur as pendesë për aktin.
I riu postoi foto në rrjetet sociale pas kryerjes së krimit bashkë me thikën që i mori jetën Martin Canit.
Prindërit e nxënësve të shkollës “Fan Noli” kanë paralajmëruar një protest ku do të kërkohet rritja e sigurisë në shkollat publike të vendit.