Transferimi i Mirlind Dakut te klubi elitar rus, Zeniti i Shën Petersburgut, ishte shumë pranë realizimit, por marrëveshja ka dështuar në fazën përfundimtare.
Klubi rus bëri të ditur se negociatat me sulmuesin shqiptar u ndërprenë për shkak të mospajtimit mbi kushtet financiare.
Sipas një burimi brenda klubit, Dakut iu ofrua një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon, por ai kërkoi një shumë më të lartë, gjë që çoi në ndërprerjen e kontakteve mes palëve.
27-vjeçari ka gjithashtu oferta nga kampionate të tjera dhe mbetet për t’u parë, gjatë vazhdimit të merkatos së verës, se ku do të vijojë karrierën sezonin e ardhshëm.