Përpjekja e 13-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës përfundoi pa sukses, teksa mungesa e dakordësisë politike vijon të thellojë ngërçin institucional.

Edhe në këtë seancë, Lëvizja Vetëvendosje kërkoi ndryshimin e mënyrës së votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke propozuar votim të fshehtë. Megjithatë, kërkesa për krijimin e një komisioni mbikëqyrës për këtë proces nuk kaloi, pasi mori vetëm 56 vota nga 61 të nevojshme.

Ndërkohë, zhvillimet politike jashtë Kuvendit mbeten po aq të tensionuara. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar një ftesë për bashkëqeverisje nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Me ndasitë politike që nuk po tejkalohen dhe mungesën e një konsensusi të qartë, skenari i zgjedhjeve të parakohshme po shihet gjithnjë e më tepër si alternativa më e mundshme për të zgjidhur krizën.

By Editor