Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet për legjislaturën e re parlamentare, as në përpjekjen e dhjetë me radhë.
Drejtuesi i seancës, Avni Dehari, hodhi në votim propozimin që kryeparlamentari i ri të zgjidhet me votim të fshehtë, por ky propozim nuk u miratua pasi mori vetëm 54 vota nga 61 të nevojshme.
Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve, këmbëngul në kandidaturën e Albulena Haxhiut për postin e kryeparlamentares – një propozim që nuk pranohet nga partitë opozitare.