Ilir Beqja nuk mund të dalë nga Shqipëria pa lejen e gjykatës, ndërkohë që SPAK-u po i heton pasurinë dhe përfshirjen në abuzime me rritjen e fondit klinik si një akuzë e re ndaj tij.
Kjo masë e detyron ish-ministrin e Shëndetësisë të paraqitet në gjykatë çdo të premte në orën 18:30
“Gjatë hetimeve janë konstatuar dhe shkelje të tjera dhe njëra ka të bëjë me rritjen e fondit klinik. Rezulton se kur janë bërë përllogaritjet janë rritur në mënyrë drastrike shpenzimet dhe Beqaj duhet ta kishte konstatuar këtë shkelje. Janë gjetur edhe shkelje të tjera dhe pritet që Beqaj të dalë në seancën e marrjes në pyetje. Theksoj se ai është pyetur dhe më parë pasi hetimet për koncesionin e sterilizimit kanë zgjatur prej vitesh. Sakaq po vijon dhe hetimi pasuror ndaj ish-ministrit.” – pohoi gazetarja Klodiana Lala.