Dorian Aliaj, një nga katër personat të cilët dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi ditën e djeshme u tha hetuesve se u nisën me synimin për t’i dhënë një mesazh avokatit pasi ky i fundit mbronte një palë tjetër në një proces gjyqësor për një truall.
Aliaj shtoi para hetuesve se sulmuesit nuk e kishin parashikuar agravimin e situatës deri në këtë pikë, ndërkohë që i arrestuari tjetër, Dritan Nano mohoi të ishte ai organizatori i sulmit ndaj Mëngjesit.
Sokol Mëngjesi vijon të jetë në terapi intensive në reanimacionin e Spitalit të Traumës dhe mjekët raportojnë se ai ka pësuar fraktura të kokë dhe trup si pasojë e goditjes me levë dhe dorezë metalike.