Njohësi i çështjeve të merkatos, Xhanluka Di Marzio, shkroi se Arbër Hoxha mund të kalojë nga Dinamo e Zagrebit në Serinë A italiane.
Sipas tij, klubi që interesohet për mesfushorin e majtë është Leçe, ku luajnë edhe dy shokët e tij të kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha.
Arbër Hoxha ka pasur një sezon të mirë me Dinamon e Zagrebit, ndërsa kalimi në Serinë A mund të ishte një hap përpara në karrierën e tij.