“Flori Official” është bërë prej disa ditësh pjesë e reality show “Big Brother VIP”, ku ai u prezantua si një personazh i njohur i rrjeteve sociale.

Megjithatë, gjatë prezantimit nuk u bë publik emri dhe mbiemri i tij i vërtetë, por vetëm nofka “Flori Official”, me të cilën identifikohet në internet. Sipas të dhënave të publikuara nga Newsbomb.al, emri i tij i vërtetë është Florian Prini dhe ai rezulton të ketë qenë i arrestuar në Itali në vitin 2015, në kuadër të një operacioni policor kundër një rrjeti prostitucioni.

Media në vendin fqinj kanë raportuar se hetimi nisi më 16 qershor 2014, pas një ndërhyrjeje të policisë italiane në një përleshje të dhunshme mes prostitutash, ku një grua e re mbeti e plagosur me thikë në kofshë. Gjatë muajve pasues, autoritetet rindërtuan dinamikën e konfliktit mes prostitutave të ashtuquajtura “të pavarura” dhe atyre që, sipas hetimeve, menaxhoheshin nga një çift shqiptar.

Si rezultat i hetimeve, Karabinierët italianë arrestuan Florian Prinin, rezident në Itali, dhe partneren e tij Fabiana Hoxha, e regjistruar si emigrante. Sipas mediave italiane, rezidenca në Torre Pedrera, ku u kryen arrestimet, ishte shndërruar prej kohësh në një qendër logjistike për aktivitetin e prostitucionit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *