“Le Figaro” raporton se eshtrat e vogëlushit Emili të zhdukur para 8 muajsh në Venden të Francës u gjetën shumë afër shtëpisë së gjyshërve të tij ku ai kishte shkuar me pushime.
Kryebashkiaku, François Balic u shpreh se eshtrat janë sjellë në vendin e gjetur pasi policia kishte kryer kërkime në këtë zonë, por nuk kishte gjetur asgjë.
Ai shtoi se tashmë skenari i vrasjes së tij bëhet krejtësisht i besueshëm.
“Është e pamundur që ndonjë kafshë t’i ketë sjellë eshtrat nga pylli pikërisht në atë vend ku policia nuk kishte gjetur asgjë më para.” – tha ai.
Familjarët e vogëlushit thanë përmes avokatit të tyre se tashmë është momenti për të vajtuar vogëlushin duke kërkuar të respektohet privatësia e tyre.