Mediat pranë klubit më të njohur në Kroaci raportojnë se tekniku i kësaj skuadre, Sergei Jakiroviç ka kërkuar nga drejtuesit afrimin e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Mario Mitaj.
Lokomotiva e Moskës e vlerëson 20-vjeçarin shqiptar nga tetë deri në dhjetë milionë euro dhe mbetet për t’u parë nëse kroatët do të paguajnë vlerën e kartonit.
Mitaj u cilësua si një nga zbulimet e Silvinjos në kombëtaren shqiptare në kualifikueset e Euro 2024 duke ngjallur interesin e shumë klubeve pas paraqitjeve të tij pozitive.