Mediat në Kroaci shkruajnë se ka interesim konkret nga Dinamo e Zagrebit për Mario Mitajn.
Kroatët kërkojnë huazimin e mbrojtësit shqiptar deri në fund të sezonit, ndërsa Lokomotiva e Moskës e ka refuzuar këtë propozim duke u shprehur e gatshme të negociojë vetëm për shitjen e kartonit.
Rusët kërkojnë 7 milionë euro për Mitajn të cilin e blenë verën e kaluar nga AEK-u për 3 milionë euro.