Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka ndërmarrë hapa konkretë për të ndalur rrjedhjen e informacionit nga skuadra drejt mediave, duke vendosur rregulla të reja që synojnë ruajtjen e konfidencialitetit brenda ekipit.

Sipas të përditshmes “The Athletic”, Alonso i ka kërkuar stafit dhe lojtarëve të tij që dhoma e zhveshjes të trajtohet si “zonë e sigurt”, ku çdo detaj taktik apo organizativ duhet të mbetet brenda grupit.

Ky vendim vjen pas një episodi të ndodhur gjatë Kupës së Botës për Klube, kur përpara ndeshjes me Al-Hilal, mediat mësuan se trajneri planifikonte ta aktivizonte nga minuta e parë Gonzalo Garcian. Pas kësaj ngjarjeje, Alonso vendosi që lojtarët të mos informohen më paraprakisht për formacionin startues, në mënyrë që të shmanget çdo rrjedhje e mundshme.

Në të kaluarën, rrjedhje të tilla e kishin detyruar klubin madrilen të publikonte formacionet zyrtare disa orë përpara ndeshjeve, një praktikë jo e zakonshme për Real Madridin.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se Alonso synon të ndërtojë një ambient më të mbyllur, ku përqendrimi, besimi dhe përgjegjësia kolektive të jenë në qendër të punës së përditshme.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *