Në ditën ndërkombëtare për të zhdukurit, presidentja e Kosovës dhe pjesëtarë të kabinetit qeveritar kryen homazh në memorialin e të pagjeturve.

Vjosa Osmani kërkoi sërish nga ndërkombëtaret të ushtrojnë presion ndaj Serbisë për rikthimin e të pagjeturve. Sipas Osmanit, shteti serb ka përgjegjësinë të kthejë mbetjet e të zhdukurve pasi edhe sot e kësaj dite Serbia vijon të flejë mbi varrezat e gjenocideve të saj në Ballkan. 

“Është një dhimbje që ta shpon shpirtin sepse për dallim që kanë humbur më të dashurit, familjen nuk kanë se ku t’i vendosin kurora me lule. Siç po e shohim edhe nga shoqatat e personave të zhdukur, një numër i madh i tyre janë fëmijë të vegjël. Edhe sot Serbia vazhdon të flejë mbi varreza. Njëherë e kreu krimin dhe më pas bëri çmos që ta fsheh krimin edhe 25 vjet më pas vazhdon ta bëjë të njëjtën. Si institucione të Kosovës do të jemi pranë familjeve që ta ndajmë dhimbjen së bashku sepse të zhdukurit me dhunë janë familjarë të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Liria do të jetë kuptimplotë vetëm atëherë kur na kthehen edhe personat e zhdukur” –  ka deklaruar presidentja Vjosa Osmani.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *