Ish-deputeti i Partisë Socialiste u rithirr sërish në Prokurorinë e Posaçme vetëm një ditë pasi la mandatin e deputetit.
Çyrbja po përballet me akuzën e shpërdorimit të detyrës gjatë kohës kur drejtonte Hipotekën e Durrësit.
Ai është kallëzuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka në vitin 2021.

Jorgis Çyrbja akuzohet se ka firmosur në të njëjtën ditë dy akte të ndryshme pronësie për të njëjtën pronë.
Çyrbja u paraqit fillimisht në SPAK dhe pas marrjes në pyetje për 5 orë deklaroi dorëzimin e mandatit të deputetiti.