Një episod që nisi me një lapsus të Donald Trump ka përfunduar në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare, ku sipas Daily Mail, Edi Rama është përmendur në mënyrë indirekte në një bisedë mes ish-presidentit amerikan dhe Emmanuel Macron.

Gjatë një deklarate publike disa ditë më parë, Trump e ngatërroi Shqipërinë me Armeninë, duke pretenduar se kishte ndihmuar në ndaljen e luftës “mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit”. Videoja u përhap menjëherë në rrjete sociale, ndërsa kryeministri Rama reagoi me batutë.

Por, sipas burimeve të Daily Mail, kjo gafë ka qenë temë diskutimi në samitin për Gazën, zhvilluar dje në Egjipt, ku Trump dhe Macron janë parë duke biseduar me tone serioze. Ekspertë të leximit të buzëve pretendojnë se kanë deshifruar disa pjesë të komunikimit mes tyre, të cilat nuk u kapën nga mikrofonat.

Nicola Hickling, e cituar nga tabloidi britanik, pohon se biseda nuk ishte thjesht një përshëndetje ceremoniale, por një tentativë për sqarim nga ana e Trump-it.

Pjesë nga dialogu i pretenduar:


– Trump: “Më vjen mirë që të takoj! Pra, je në një mendje?”
Macron kthen kokën dhe përgjigjja e tij nuk kapet qartë.
– Trump: “Je serioz?”
– Macron: “Patjetër.”
Më pas Trump i shtrëngon dorën fort dhe vazhdon:
– “Në rregull. Por dua të di pse veprove kështu. E di si qëndron puna. Po e mbyll këtë çështje. Unë prek vetëm ata që prekin të tjerët.”
– Macron: “E kuptoj. Do e shohim.”
– Trump: “Do ta shohësh çfarë do të ndodhë. Flasim më vonë.”

Megjithëse nuk përmendet drejtpërdrejt Rama në këtë dialog, komentuesit shohin lidhje të qartë me gafën ndaj Shqipërisë dhe reagimet që pasuan në arenën ndërkombëtare. Ende nuk ka reagime zyrtare nga asnjë prej palëve.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *