Lideri i Republika Srpska në Bosnje, Milorad Dodik tha se Asosacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë do të jetë përngjasim i Republika Srbska tê Bosnjes dhe ky është shkaku pse shqiptarët e refuzojnë marrëveshjen me Serbinë.
“Është shumë mirë që thonë kështu, një ditë do të jetë ‘Republika Srpska’. E kam fjalën në kuptimin e saj thelbësor. Po, do të quhet Asociacion i komunave serbe, do të ketë funksione ekzekutive të qeverisë siç ka Republika Srpska. Marrëdhëniet speciale me Serbinë siç ka Republika Srspska. Ky është problem për ta dhe kjo është e gjithë historia.”- tha Dodik.
Ai shtoi se Serbia duhet të gjejë një marrëveshje me Kosovën, pasi në të kundërt rrezikon ndërprerjen e proceseve integruese deri në rikthimin e vizave.
Dodik theksoi se pozicioni i Gjermanisê është qartësisht kundër Serbisë dhe se i tillë ka qenë gjithmonë.
“Gjermania është antiserbe, ka qenë gjithmonë. Qëndrimet e saj në këtë pjesë të Ballkanit janë kundër Serbisë. Nuk është aspak realiste.” – u shpreh Dodik.