Millorad Dodik, drejtuesi politik i serbëve të Bosnjes, deklaroi hapur synimin për shkëputjen nga Bosnja dhe bashkimin me Serbinë.

Deklarata e Dodik vjen në përkujtimin e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë, 24 vite më parë.

“Ata duan të rrëmbejnë pronën, ndërkaq unë u them – në momentin që ju përpiqeni të rrëmbeni pronën tonë, ju keni thirrur një seancë të Kuvendit të Republikës Srpska, ku do të marrim një vendim për pavarësinë e Republikës Srpska. Mjaft më me premtimet tuaja të rreme, nuk do t’ju shikoj dhe nuk do t’ju duroj.”-  tha Dodik.

Vendimmarrësit serbë në entitetin e Republika Srpska-s, vendosën gjatë një mbledhje në Banja Luka të ndërpresin raportet zyrtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe.

Millorad Dodik dhe zyrtarë të tjerë serbë në Bosnje janë sanksionuar nga SHBA-të si persona non-grata. Dodik njihet si përkrahës i presidentit rus, Vladimir Putin, ndërkohë që shumë analistë dhe njohës të zhvillimeve politike në rajon e cilësojnë atë si marionetë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *