Emisioni “Report” në Rai 3 arriti të intervistonte ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj në Zvicër ndërsa ky i fundit pohoi se kryeministri Edi Rama i kishte pritur në zyrë përfaqësuesit e mafias dhe trafikut të drogës. Ahmetaj theksoi se biznemeni Ergys Agasi është lidhja mes Ramës dhe trafikantëve. 

Sipas Ahmetajt, Rama i ndihmon këto grupe të pastrojnë paratë në Shqipëri, ndërkohë që këto para dhe ndikimi i grupeve kriminale përdoren për qëllime politike në fushata elektorale.

Edi Rama i pyetur nga Rai3 u shpreh se ka pritur në zyrë shtetasin Luftar Hysaj, i cili më vonë rezultoi si një nga krerët e trafikut të narkotikëve në Amerikan Latine dhe në Meksikë.

Rama nënvizoi se nuk e dinte se Hysaj ishte narko-rafikant dhe se në zyrë e kishte pritur si biznesmen që kërkonte të investonte në fushën e kazinove.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *