Sinan Ogan, kreu i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste të ekstremit të djathtë (MHP), deklaroi se do të mbështesë presidentin, Rexhep Taip Erdogan në balotazhin e datës 28 maj në Turqi.
Ogan mori 5.17% të votave në raundin e parë të zgjedhjeve në 14 maj, ndërkohë që roli i tij shihej si përcaktues në balotazhin mes presidentit Erdogan dhe liderit të opozitës, Kemal Kiliçdaroglu.
Ogan u kërkoi mbështetësve të tij votën për Erdoganin pas një takimi që dy politikanët patën në Stamboll.
“Më 28 maj 2023, po deklaroj se do mbështesim kandidatin e Aleancës Popullore, Rexhep Tajip Erdogan, në raundin e dytë. Është e rëndësishme që presidenti i sapozgjedhur të jetë nën të njëjten udhëheqje si parlamenti. Nga ana tjetër, aleanca e Kemal Kilicdaroglu nuk mund të shfaqte sukses të mjaftueshëm kundër Aleancës Popullore e cila ka qenë në pushtet për 20 vjet dhe nuk mund të krijonte një perspektivë që mund të na bindë për të ardhmen.”- deklaroi Ogan.