Donald Tramp do të jetë i pari president amerikan i proceduar penalisht. Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë është vënë zyrtarisht nën akuzë dhe të martën pritet të dalë para një gjykate në Nju Jork,
Tramp akuzohet se pagoi aktoren e filmave pornografike, Stormi Daniels në mënyrë që kjo e fundit të mbante të fshehtë lidhjen e tyre.
Daniels pretendon se Tramp e ka paguar për të blerë heshtjen e saj për lidhjen e tij jashtëmartesore, akuzë të cilën ish-presidenti e ka mohuar.
Donald Tramp e ka cilësuar si persekutim politik procesin ndaj tij duke theksuar se synimi i vetëm është pengimi i kandidimit të tij në zgjedhjet presidenciale që mbahen vitin e ardhshëm.
Sakaq, një sondazh i Universitetit Quinnipiac, i publikuar një ditë përpara aktakuzës së të enjtes, zbuloi se 57% e të anketuarve mendojnë se akuzat penale duhet të pengojnë Trampin në ambicien e tij për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.