Portieri italian u shpreh i lumtur për kalimin te Mançester Siti, duke theksuar se klubi anglez besoi në aftësitë e tij.
Xhanluixhi Donaruma theksoi se thirrja nga Pep Guardiola ishte vendimtare për transferimin e tij në Angli:
“Nuk u mendova dy herë kur më telefonoi një ekip si Siti dhe, mbi të gjitha, një trajner si Guardiola. Është një ndjenjë e veçantë kur një trajner i këtij niveli vlerëson cilësitë e tua dhe të fton të punosh me të.”
Gardiani italian ende nuk është bashkuar me skuadrën e re, pasi ndodhet i grumbulluar me kombëtaren e Italisë për kualifikueset e Botërorit 2026.
Anglezët paguan 30 milionë euro për kartonin e tij nga PSZH-ja, pasi Donaruma refuzoi të rinovonte kontratën me klubin francez.