Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla tha për “Politiko” se emisari i BE-së, Mirosllav Lajçak e ka dëmtuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë me qëndrimet e tij të njëanshme.
Sipas Gërvallës, Lajçak në shumë raste u pozicionua në krah të Serbisë në mënyrë të padrejtë duke e inkurajuar Beogradin në axhendën e tij hegjemoniste ndaj Kosovës.

“Shumë shpesh ka qenë i njëanshëm dhe ia ka mbajtur anën Serbisë dhe shumë shpesh propozimet që i kanë bërë kanë qenë të destinuara të dështojnë sepse nuk i kanë respektuar realitet.”- tha Gërvalla.
Kryediplomatja e Kosovës e sheh me optimizëm krijimin e një komisioni të ri për dialogun Kosovë-Serbi dhe pret që qasja ndaj Kosovës të ndryshojë ndjeshëm.